BALLKAN, 26 Dhjetor 2021, 18:53

Vuçiç poshtëron dhe largon nga puna para kamerave drejtorin e Ndërmarrjes Publike të Energjisë Elektrike, ja pamjet (VIDEO)

Vuçiç poshtëron dhe largon nga puna para kamerave drejtorin e

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka poshtëruar para kamerave drejtorin Ndërmarrjes Publike të Industrisë së Energjisë Elektrike të Serbisë (EPS).

Në pamjet të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale presidenti serb e pyet vartësin e tij me tone kërcënuese se përse nuk e ka njoftuar mbi praninën e një zjarri në termocentral. 

Shefi i EPS-së i është përgjigjur duke i thënë se nuk ka dashur ta ngarkojë dhe puna e zjarrit është zgjidhur shpejt, por Vuçiç ka reaguar në stil gangsteri.

Presidenti ka vijuar poshtërimin e drejtorit duke i thënë se duhej njoftuar ai për ketë problem dhe jo Shërbimi Sekret serb. Aleksandar Vuçiç i ka kërkuar drejtorit të stabilizojë gjendjen me energji elektrike deri në Vitin e Ri.

“Deri në Vit të Ri stabilizoje gjendjen, pastaj gjeje një punë tjetër”, është shprehur Vuçiç duke i konfirmuar vartësit largimin nga puna para kamerave.