BALLKAN, 27 Dhjetor 2021, 16:15

Tragjedi në Serbi/ Katër të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

Tragjedi në Serbi/ Katër të rinj shqiptarë humbin jetën

Katër të rinj shqiptare kanë vdekur mbrëmjen e së shtunës në një aksident automobilistik që ka ndodhur në rrugën kryesore Novi Pazar-Ribariç, jo larg Lukarit, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve te mediave serbe të gjithë të vdekurit ndodheshin në një veturë të markës ‘Volkswagen Golf’, me targa të Kraljevës, e cila është përplasur drejtpërdrejt me një automjet të së njëjtës markë.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe rrëshqitjes në rrugë dhe janë përfshirë tre automjete.

Mësohet se viktimat janë:

Amel Ibrahimi, 21 vjeç

Mithat Hami, 23 vjeç

Senad Derlek, 22 vjeç

Amar Ujkani, 21 vjeç