TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së nesërme pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpalljen e Gjendjes Emergjente lidhur me krizën energjitike që po kalon vendi.
Nënshkrimet e deputetëve për këtë seancë janë mbledhur. Këtë e konfirmoi edhe Ilir Kerçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.
“Rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit, deputetët janë thirre për seancë të jashtëzakonshme nesër”, tha Kerçeli.
Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor mori vendimin për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, dhe ia procedoi ato Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bazë të ligjit për energji.
Pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë në vend. Seanca është parashikuar të mbahet në ora 11:00.