TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Turqia planifikon të dërgojë në Kosovë disa ushtarë të dielën dhe të hënën, si përgjigje ndaj kërkesës së NATO-s, për t’iu bashkuar forcës paqeruajtës të saj, KFOR, pas trazirave që kanë ndodhur në pjesën veriore të Kosovës, ka thënë Ministria turke e Mbrojtjes.
Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, ministria ka bërë thirrje për përmbajtje dhe dialog konstruktiv, për ta zgjidhur krizën, e cila, sipas autoriteteve turke, mund ta dëmtojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
“Njësitet tona planifikojmë të angazhohen në Kosovë më 4-5 qershor”, është thënë në ministri.
Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.
Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it.
Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë. Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet.
Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.
Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri I Kosovës, Albin Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë.