BALLKAN, 1 Qershor 2023, 20:29

Pamjet bëhen virale/ Serbët dalin në protestë në Leposaviç bashkë me një dhi, por cila është simbolika e saj?!

Pamjet bëhen virale/ Serbët dalin në protestë në

Ndërsa tensionet në veri të Kosovës vijojnë, një gjest i bërë nga serbët ka marrë vëmendje. Para barrikadave të vendosura në komunën e Leposaviçit në prani të Policisë së Kosovës, serbët nxorën një dhi.

Pamjet u përhap shumë shpejt në rrjetet sociale dhe u bë viral, ndërsa kuptimi i këtij gjesti nuk dihet.

Kërkesat nga serbët janë të njëjta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, pjesëmarrja e protestuesve sot raportohet të jetë më e ulët se një ditë më parë. Nga ana tjetër KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident.