BALLKAN, 7 Gusht 2023, 16:47

Përgjaket dasma në Ohër, plagoset 39-vjeçari dhe djali i tij i mitur

Përgjaket dasma në Ohër, plagoset 39-vjeçari dhe djali i

Përgjaket një dasmë në Ohër. Në gëzimin familjar janë regjistruar të shtënat me armë zjarri, ku janë plagosur babë e bir. Sipas mediave maqedonase, ngjarja ka ndodhur në një dasmë të organizuar në një oborr shtëpie në rrugën “Petrino” në Ohër.

Mësohet se nga të shtënat me armë nga një 60-vjeçar, janë plagosur babë e bir, I.S, 39 vjeç dhe fëmija i tij i mitur.

Të plagosur janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku është kryer ndërhyrje mjekësore.