BALLKAN, 17 Dhjetor 2021, 18:22

Tragjike, shqiptari bie nga çatia në Austri dhe humb jetën

Tragjike, shqiptari bie nga çatia në Austri dhe humb jetën

Një 42-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në punë ditën e djeshme në Austri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Alkoven, teksa kosovari po punonte në çatinë e një salle.

Sipas mediave austriake, një prej tjegullave të çatisë u shkëput, duke bërë që 42-vjeçari të rrëshqasë dhe të bie nga godina ku po punonte.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Raportohet se shqiptari ka qenë duke punuar me një ekip në riparimin e një çatie në një kompani në Alkoven.