BALLKAN, 16 Dhjetor 2021, 10:14

Turku kapet në kufi me Greqinë me 1.7 milionë euro drogë, 32 vjeçarja shqiptare mbante çantat me heroinë

Turku kapet në kufi me Greqinë me 1.7 milionë euro drogë, 32

Një turk me 23 kg heroinë dhe 2 kg kokainë është lokalizuar dhe arrestuar në Krystallopigi të Follorinës në kufi me Shqipërinë.

Mësohet se turku i arrestuar u nis për në Greqi pas problemeve të rënda ligjore në vendin e tij.

Gjatë aksionit, është ndaluar nga policia greke një automjet, me drejtues shtetasin turk, Enver Celen, dhe pasagjere një shtetase shqiptare 32 vjeçe.

Supozohet që turku me sasinë e madhe të drogës të fitonte 1.725.000 euro nga shitja e drogave të forta në Selanik dhe Athinë.

Rezulton se ndaj 42-vjeçarit me origjinë turke ishte në pritje një urdhër-arresti nga vendi i tij.

Në momentin e lokalizimit të makinës nga policia, u krye një hetim i detajuar i cili rezultoi se shqiptarja e arrestuar posedonte dy pako najloni me kokainë me peshë dy kilogramë e njëqind gramë.

Situata mori një kthesë edhe më dramatike kur në bagazhin e makinës u gjetën dhe u konfiskuan dy çanta shpine të zeza. Në njërën u gjetën 11.335 gramë heroinë dhe në tjetrën 11.668 gramë heroinë.

Turku kapet në kufi me Greqinë me 1.7 milionë euro drogë, 32