BALLKAN, 17 Dhjetor 2021, 15:44

Rikthehet në Kuvend pas operacionit, deputetja Adriana Matoshi pritet me duartrokitje

Rikthehet në Kuvend pas operacionit, deputetja Adriana Matoshi pritet me

Deputetja kosovare, Adriana Matoshi është rikthyer në Kuvend, pas operacionit të vështirë në tru për heqjen e tumorit.

Deputetja e LVV u shfaq gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme ku po diskutohej shqyrtimi i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2022.

Sipas mediave kosovare, Adriana Matoshi u prit me duartrokitje nga kolegët e saj, ndërsa kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ndërpreu diskutimin dhe i uroi mirëseardhje.

Ligjvënësja kosovare iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tumorit në tru dy javë më parë, i cili iu shfaq për herë të dytë nëntë9 vite pasi mundi sëmundjen e rëndë.

Operacioni rezultoi i suksesshëm dhe tashmë Adriana Matoshi iu rikthye jetës normale.