TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lumnie Kajtazi-Hyseni, ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndërruar jetë. Lajmi është njoftuar nga zyrtari i LDK-së, Ekrem Hyseni
Kajtazi-Hyseni ishte edhe nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së.
Postimi i plotë:
Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnie Kajtazi-Hyseni.
Ajo për shume vite ishte edhe pjese e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror.
Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Frorumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj.
Ajo la pas vetës një trashëgimi të madhe dhe kontribut të rëndësishëm për vendin edhe në fushën e arsimit, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Kajtazi dhe Hyseni.