TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka paralajmëruar për pasoja anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik.
Në një bisedë telefonike me të, Chollet mësohet se të ketë thënë se hapat e koalicionit qeverisës të të Republika Srpskas për t’i minuar institucionet e Bosnjës e Hercegovinës janë të papranueshme.
“Sot në një telefonatë me Milorad Dodik theksova se hapat e koalicionit qeverisës të Republikës Serbska për t’i minuar institucionet e Bosnje-Hercegovinës janë të papranueshme.
Korrupsioni dhe veprimet kundër Dejtonit do të kenë pasoja. Duhet të ketë një kthim në dialog brenda institucioneve të Bosnje-Hercegovinës”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Asambleja Popullore e Republika Sërpskas (RS) së fundmi ka miratuar një sërë hapash që fuqizojnë një nismë për t’i transferuar disa kompetenca nga institucionet shtetërore, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi.