BALLKAN, 28 Dhjetor 2021, 17:13

Tetë viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 409 raste të reja

Tetë viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 409 raste

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë viktima.

Gjithashtu, nga 4751 teste të kryera janë regjistruar 409 raste të reja me Covid-19.

161 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 289 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 223.739 raste, prej të cilëve 211.021 janë shëruar, kurse 7917 kanë ndërruar jetë. Maqedonia aktualisht numëron 4801 raste aktive me koronavirus.