TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar sot pas lajmeve për sanksione ndaj Albin Kurtit dhe lajmit se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dorëzuar kancelarit gjerman dhe presidentit francez një version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Haradinaj në një postim në Twitter shkruan se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.
“Pra tash ‘agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njëjtë: ndarja e Kosovës!!”, shkruan Haradinaj.
Pra tash "agjentët" e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) June 8, 2023
Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njejtë: ndarja e Kosovës!!
Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot një draft për zgjidhjen e krizës në Kosovë, pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit.
I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk ka ndarë asnjë informacion në lidhje me draft propozimin për zgjidhjen e krizës në Kosovë me vetë Kurtin, ndërsa deklaroi se dokumenti i është dorëzuar presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz.
Rama: Uroj dhe lutem që Kosova të mos sanksionohet për qëndrimin e saj, jam sot këtu për të ndarë diçka që nuk e kam thënë më parë, që nyja e debatit do të ishte asosacioni i komunave serbe, dhe jam i bindur që asnjëra nga palët nuk e do këtë, duke mbajtur të hapur krizën me lloj lloj artificash.
Dje i kam përcjellë Scholz dhe Macron një draft të asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni BE dhe SHBA, është punuar nga ekspertë europianë dhe amerikanë, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kur palët, dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë.
Palët nuk po merren vesh as se kush duhet të shkruajë këtë tekst, ky është një dokument konfidencial, i cili nuk pretendon që të jetë zgjidhja ideale, por që ju siguroj që është themeli për krijimin e asosacionit.
Unë jam i shqetësuar për tkurrjen e Kosovës në sy të pranisë ndërkombëtare, që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme.
Kërcënimi për Kosovën është zero, që nga vitit 1999, është një kërcënim që ekziston vetëm në mendjen e politikanëve të Kosovës, që duan ta përdorin për politikën e brendshme. Serbia nuk ka mundësi që ti prekë Kosovës një qime floku.