TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish i dërguari I SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë administratës së Donald Trump, ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse kryeministri Albin Kurti nuk i zbaton kërkesat e aleatëve perëndimorë.
Me një shënim në rrjetin social “Twitter”, Grenell thotë se ai i ka parë pasojat dhe nuk janë aspak të bukura.
“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur”, ka shkruar Grenell.
Kurti doesn’t get what is happening to Kosovo.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 7, 2023
The international community has given him a deadline of Friday to abide by the commitments his country previously made.
My friends in Kosovo must brace for severe consequences if Kurti doesn’t comply.
I’ve seen the consequences… https://t.co/GsHrphCnFd
Ndërkohë kryeministri Kurti është shprehur se “marrëdhëniet i ka të mira me SHBA-të dhe BE-në, por ka sfida me emisarët e tyre”.
SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë nga Kurti që kryetarët shqiptarë të komunave në veri të punojnë në objekte alternative, si dhe fillimin e implementimit të Asociacionit.
Kurse opozita e Kosovës ka akuzuar Kurtin se po “minon” raportet e vendit me aletin më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.