TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tensione kanë shpërthyer mbrëmjen e së shtunës në qendër të Athinës. Mediat fqinje raportojnë se persona të paidentifikuar sulmuan zyrat e PASOK-ut në Charilaou Trikoupi, por edhe Ministrinë e Kulturës.
Gjithashtu, sipas informacioneve, një grup prej rreth 50 personash kanë djegur kosha në rrugën Tosica dhe rrugicat përreth.
Një makinë e djegur është raportuar në kryqëzimin e Navarinou dhe Char. Sakaq, policia është kundërpërgjigjur me përdorimin e gazit lotsjellës dhe kimikateve të tjera.