TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për tre ditë rresht, një zjarr masiv pyjor u përhap rrezikshëm në afërsi të resortes bregdetare të Marmaris në Turqi; flakët u shtrinë në një njëjtën zonë që vitin e kaluar u godit nga zjarret më të këqija në historinë e vendit.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan megjithatë njoftoi se flakët e ndihmuara dhe nga era në rajonin Bördübet, pranë Marmaris në bregun e Detit Egje, duke shkrumbuar disa pjese pyjesh me pisha e duke detyruar evakuimin e qindra banorëve, janë vënë nën fre. Erdogan foli pas një inspektimi të zonës, ku nga zjarret u prek një sipërfaqe pyjore prej gati 4000 hektarësh.
“Fatmirësisht, në masë të madhe këto zjarre janë vënë nën kontroll. Përpjekjet për ripyllëzim do të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Jemi të lumtur mbi të gjitha që nuk pati humbje jete e nuk ka raporte për të zhdukur.”– tha Erdogan.
Për shkak të zjarreve megjithatë, gati 20 persona përfunduan në spital me dëmtime të ndryshme.
Autoritetet arrestuan një 34-vjeçar, i cili duket ka rrëfyer se ndezi një vatër zjarri pas disa mosmarrëveshjeve me pjesëtarë të familjes.
Erdogan u shpreh se favorizon dënimet e rënda për personat e ndaluar për zjarrvënie të qëllimshme, dhe i mëshoi idesë se Turqia duhet të hapë debatin për rivendosjen e dënimit me vdekje, i cili është hequr në vitin 2002.