TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas mos mbështetjes për liberalizmin e vizave për Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se “sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës”.
“Sot nuk humbi Albini por populli i Kosovës. Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë presidentja e vendit Vjosa Osmani, që mori pjesë në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se Kosova ka marrë mbështetje deklarative për liberalizimin e vizave.