BALLKAN, 24 Qershor 2022, 20:58

“Do të miratojmë konferencën e parë”, Bullgaria: Nuk kemi shtuar asnjë kërkesë të re për Maqedoninë e Veriut

“Do të miratojmë konferencën e parë”, Bullgaria:

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka bërë të ditur se, Sofja është e gatshëm që të miratojë konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut me BE-në.

Në një postim në profilin zyrtar të llogarisë në Twitter, bëhet e ditur se kjo do të ndodhë menjëherë pas nënshkrimit të protokollit dypalësh.

“Kuvendi sot miratoi vendim për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ne nuk kemi shtuar asnjë kërkesë të re për Shkupin dhe jemi të gatshëm që të miratojmë konferencën e parë ndërqeveritare sapo miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut të nënshkruajnë protokollin, siç u diskutua nga ministrat e jashtëm”, shkruan ministria.