TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka adresuar një mesazh në edicionin e parë të forumit ndërkombëtar “Gratë, paqja e siguria” të mbajtur në Prishtinë.
Blinken ka thënë se kauza e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërhyrë në Kosovë ka qenë e drejtë, prandaj edhe është përmbyllur me sukses.
Nëpërmjet një video-adresimi ai u bë pjesë e diskutimeve në forumin “Gratë, paqja e siguria”. Duke kujtuar ish-sekretaren Madeleine Albright, Blinken ka thënë se nga ajo kanë marrë udhëzime të qarta.
“Duhet të ngrihemi kundër tiranëve dhe të tjerëve dhe të gjithë atyre që përdorin forcën për të rishkruar kufijtë e shteteve të tjera. Në vizitën e fundit në Prishtinë, në vitin 2019, ajo ka thënë se lufta në Kosovë ka qenë ballafaqim midis vrasjeve barbare dhe forcës së domosdoshme, mostolerancës keqdashëse dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Mes tiranisë dhe demokracisë, Aleanca ynë ishte shumë e fuqishme, por kemi arritur sukses, sepse kauza jonë ka qenë e drejtë për shkak të popullit të Kosovës. Çdo gjë vlen edhe sot dhe do të kemi sukses përsëri”, ka deklaruar sekretari i Shtetit amerikan.
Fjalëve të ish-sekretares Albright, Blinken iu referua me rastin e dedikimit që Kosova i bëri asaj në edicionin e parë të forumit ndërkombëtar.