BALLKAN, 22 Tetor 2022, 12:14

‘Siguria në Ballkan prioritet’, Borell zbulon detaje nga biseda me kryeministrin e Kosovës

‘Siguria në Ballkan prioritet’, Borell zbulon detaje nga biseda

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borell, ka zbuluar detaje nga biseda që ka zhvilluar ditën e djeshme me kryeministrin Albin Kurti.

Ai shprehet se biseda është fokusuar në dialogun Prishtinë Beograd, ndërmjetësuar nga BE.

“Diskutim i mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.