TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka shprehur mbështetjen që Bosnja të bëhet një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, mes frikës se pasiguria e shkaktuar nga lufta në Ukrainë mund të nxisë destabilitet në Ballkan.
Kjo vizitë e Sanchez në Sarajevë, vjen pasi përmbylli takimet e tij në Serbi, ku nisi të premten turneun e tij në rajonin e Ballkanit.
Sanchez do të udhëtojë gjithashtu në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.
“Gjatë takimeve të mia sot doja të theksoja mbështetjen time për kandidaturën e Bosnje Hercegovinë në BE. Kjo duhet të bëhet me urgjencë”, tha Sanchez në një konferencë shtypi.