BALLKAN, 9 Gusht 2022, 21:37

Sherr mes adoleshentëve, 16-vjeçari vret me thikë shokun e klasës në derën e shtëpisë

Sherr mes adoleshentëve, 16-vjeçari vret me thikë shokun e

Një ngjarja e rëndë ka tronditur sot Kosovën, ku një 16-vjeçar është vrarë me thikë nga shoku i tij i klasës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshati Shaptej në Deçan, pranë shtëpisë së viktimës.

Mësohet se dy adoleshentët që ishin shokë klase me njëri-tjetrin, fillimisht kanë debatuar, më pas 16-vjeçari nxori thikën dhe vrau bashkëmoshatarin e tij duke i shkaktuar tri plagë, në bark, krah dhe qafë, raportojnë mediat në Kosovë.

Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.