BALLKAN, 8 Gusht 2022, 15:35

“Po nxit konflikte në Kosovë”, qeveria serbe: Albin Kurti po shpik ndikimin rus në rajon

“Po nxit konflikte në Kosovë”, qeveria serbe: Albin Kurti

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka thënë sot se njoftimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se Bashkimi i Komunave Serbe nuk do të formohet kurrë dhe se serbët duhet të pranojnë vendime të njëanshme për targa dhe letërnjoftime, po nxit konflikte në Kosovë.

Petkoviç ka thënë se Kurti “shpik” ndikimin e pretenduar të Rusisë në çdo deklaratë sepse dëshiron jo vetëm të sulmojë Beogradin, por edhe të justifikojë veprimet e reja të njëanshme dhe të dhunshme të ardhshme kundër popullit serb në krahinë”.

“Përpjekjet e Prishtinës për të imponuar agjendën e bisedimeve në Bruksel me disa ëndrra boshe për njohje reciproke, nuk janë gjë tjetër veçse një taktikë për ta bërë dialogun të pakuptimtë dhe për ta prishur atë edhe para fillimit të tij”, është shprehur ai.