BALLKAN, 3 Nëntor 2022, 18:15

Ra nga kati i katërt duke u përpjekur të kapte telefonin, ndërron jetë pas 18 ditësh adoleshentja turke

Ra nga kati i katërt duke u përpjekur të kapte telefonin,

Një adoleshente turke ka humbur jetën pasi ra nga kati i katërt.

Gjithçka ndodhi pasi ajo u përpoq të kapte telefonin, por përfundoi duke rënë edhe vetë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 12 tetor, ndërsa pamjet e momentit të kapura nga kamerat e sigurisë janë bërë publike vetëm ditët e fundit.

Menjëherë pas ngjarjes, adoleshentja është dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike, ku humbi jetën pas 18 ditësh kujdesi intensiv të mjekëve.