BALLKAN, 3 Qershor 2023, 18:30

“Serbia e Rusia do të dështojnë”, Sveçla nxjerr pamjet nga trazirat e 29 majit: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës s’do të kenë sukses

“Serbia e Rusia do të dështojnë”, Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një reagim në rrjetet sociale deklaroi se çdo përpjekje për të destabilizuar Kosovën, nuk do të ketë sukses. Përmes një reagimi në “Twitter", ai shprehet se kjo përpjekje e Serbisë dhe Rusisë nuk do të kalojë.

Në këtë reagim Sveçla ka bashkëngjitur edhe një video gjatë protestave në veri, ku është shkruar simboli Z, kryqi me 4S de bluza me simbolin e Ëagnerit. Kreu i MPB-së thotë se këto fakte janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët të organizuar nga Serbia dhe të frymëzuar nga Rusia.

"Idhulli i tyre është Millosheviçi, modeli i tyre është Putini. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, ka shkruar Sveçla. Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.