TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, kanë humbur jetën 2,987 persona dhe janë infektuar 161,193 persona.
Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës.
Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882”, thuhet në njoftim.
Në total numri i rasteve aktive është 324.