BALLKAN, 12 Dhjetor 2021, 17:32

Shifra të larta në Greqi, 90 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shifra të larta në Greqi, 90 viktima nga koronavirusi në 24

Vijon të mbetet i lartë numri i viktimave në Greqi. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 90 qytetarë si pasojë e virusit. Sakaq, që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 19248. Sipas të dhënave, 95.3% kishin një sëmundje shoqëruese

Autoritetet greke të shëndetësisë njoftuan sot 3225 raste të reja me Covid. Me këtë shifër numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 1.002.877, nga të cilët 50.5% meshkuj.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 88 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2730 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.