BALLKAN, 7 Gusht 2022, 10:44

“Reciprocitetin dhe targat nuk i diskutojmë”- Qeveria e Kosovës jep detaje nga takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

“Reciprocitetin dhe targat nuk i diskutojmë”- Qeveria e

Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk tregon se cila do të jetë agjenda e takimit, ndërsa thotë për KosovaPress se nuk do të ketë takim në nivel të kryenegociatorëve, para atij të nivelit të lartë.

“Për agjendën e takimit do t’ju njoftojmë me kohë. Vendimet për targa dhe dokumente për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë, që janë të parapara edhe në marrëveshjet për të cilat palët janë dakorduar në të kaluarën, prandaj ato nuk mund të jenë temë diskutimi e këtij takimi”, tha Kryeziu.

Detaje për takimin e 18 gushtit nuk jep as zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Mund të konfirmoj se pasi Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell ftoi të dyja palët në Bruksel, presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti e pranuan ftesën e tij dhe ata do të priten në Bruksel më 18 gusht nga Përfaqësuesi i Lartë dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak për të diskutuar rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë. Do të ndajmë më shumë detaje rreth logjistikës dhe agjendës më afër ditës së takimit”, thekson ai.