BALLKAN, 13 Korrik 2023, 18:22

Plas e qeshura në Kuvendin e Kosovës, deputetja e VV del me pankartë me mbishkrimin komik

Plas e qeshura në Kuvendin e Kosovës, deputetja e VV del me

Seanca plenare sot në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione të vazhdueshme ku deputetë të opozitës janë përleshur fizikisht me ata të pozitës, ndërsa disa herë është tentuar që të sulmohet me ujë dhe me shishe Albin Kurti.

Megjithatë deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, gjithë këtë situatë e ka marrë me sportivitet.

Plas e qeshura në Kuvendin e Kosovës, deputetja e VV del me

Madje, ajo shihet me një pankartë në dorë, që shkruan “RAUNDI I DYTË”, duke ironizuar tensionet e shkaktuara nga opozita gjatë ditës së sotme. 

Kjo skenë ka shkaktuar të qeshura në mesin e deputetëve.