BALLKAN, 12 Korrik 2023, 17:53

Del pjesa e tretë e audiopërgjimit, zbardhen bisedat mes Kusarit dhe zyrtarit të lartë të Listës Serbe

Del pjesa e tretë e audiopërgjimit, zbardhen bisedat mes Kusarit dhe

Publikohet pjesa e tretë e audiopërgjimit të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari dhe zyrtarit të lartë të Listës Serbe, Slavko Simic.

Në këtë përgjim, Kusari i thotë Simic se listat e veteranëve janë fryrë nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës për qëllime politike.

Pjesë nga biseda:

Mimoza Kusari: Unë kam qenë në tri parlamentare dhe dy, në të vërtetë një palë zgjedhje komunale, 2017, kur listat e veteranëve kanë qenë disporpocionale.

Slavko Simic: Të fryra.

Mimoza Kusari: Dhe kjo krejt e bërë nga Ramushi dhe këta të PDK-së. E nëse buxheti që shkon për pagat, pensionet e tyre, tash, të shkonte vetëm për ata që vërtetë kanë luftuar në luftë, e tash janë veteranë, atëherë ata do të kishin nga 400 a 500 euro në muaj. E këta vetë e kanë bërë, vetë e kanë orkestruar për qëllime politike.