TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk ndalen tensionet në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e opozitës, pasi bllokuan foltoren, kanë tentuar sërish që të sulmojnë Albin Kurtin. Mediat në Kosovë raportojnë se pas kësaj tentative është dashur ndërhyrja e Sigurimit për të qetësuar situatën.
Çfarë po ndodh në pjesën e dytë të seancës plenare?
Opozita po tenton që të parandalojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u kërkua nga 41 deputetët. Ata fillimisht bllokuan foltoren, teksa Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale. Pas votimit, pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores. Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca gjatë seancës së tanishme u gjuajt me shishe uji.