TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjenden eshtra të së paku 3 personave, që sipas ekspertëve mjeko-ligjor, mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë. Gërmimet janë bërë në lokacione të ndryshme në Kosovë.
Sipas Komisionit për Persona të Zhdukur, pas konfirmimit të ADN-së do të dalin me saktësi për rezultatet e këtyre gjetjeve.
Njoftimi i plotë:
Krahas gërmimeve në lokacione të ndryshme në Republikën e Kosovës (si: Prishtinë, Podujevë dhe Kamenicë), sot ekipet tona të IML-së dhe Policisë së Kosovës, kanë vazhduar gërmimet në lokacionin e quajtur ‘Vidimiriq’, Veriu i Kosovës.Ne kemi hasur në mbetje mortore, të së paku 3 personave, që sipas ekspertave tonë mjekoligjor, mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë.
Pas ekzaminimit më të hollësishëm, dhe pas konfirmimit të ADN-së, do t’iu njoftojmë me saktësi për rezultatet e këtyre gjetjeve.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mbetet i përkushtuar për të trajtuar me seriozitet të lartë, çdo informacion të mundshëm në lidhje me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.