TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen para nisjes së takimeve në ditën e dytë të Samitit të NATO-s ka thënë se dy palët, Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbahen marrëveshjes për të cilën kanë rënë dakord.
Der Leyen në një deklaratë para mediave u bëri thirrje të dy palëve të de-përshkallëzojnë situatën dhe të përmbushin atë për të cilën kanë rënë dakord.
“Ka një plan të dedikuar dhe të qartë, një marrëveshjes… U bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen marrëveshjes. Kjo është absolutisht vitale për të ecur përpara në mënyrë paqësore… Është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që kanë rënë dakord”, tha kryetarja e Komisionit Evropian.
Një ditë më parë Qeveria e Kosovës bëri të ditur se kanë rënë dakord me BE-në për tejkalimin e situatës në veri të vendit.
Ndër pikat me të cilat kanë ranë dakord është reduktimi i pranisë së policëve atje dhe mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat pas verës.