TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur numërimi i votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Momentalisht kandidati i LDK-së Përparim Rama po kryeson përballë Arben Vitias të Vetëvendosjes në garën për Prishtinën.
Në Prizren numërohen 48.73 për qind e votave, kryeson Totaj
Në Prizren janë numëruar 51.13 për qind e vendvotimeve. Nga votat e numëruara deri tash, Shaqir Totaj i PDK-së prin me 13.533 vota. Kurse Mytaher Haskukaj i Lëvizjes Vetëvendosje ka 10.847 vota. Deri tash janë numëruar 83.565 vota ose 48.73 për qind.
Numërohen rreth 10 mijë vota në Gjakovë, kryeson Gjini
Pas procesimit të 49 vendvotimeve, Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po prin në Komunën e Gjakovës me 7.571 vota apo 66.20 për qind. Kundërkandidatja e tij, Mimoza Kusari-Lila, deri më tani nga ky procesim i vendvotimeve ka marrë 3.865 vota apo 33.80 për qind.
Prishtinë, numërohen mbi 8500 vota, kryeson Rama
Prishtinë, numërohen mbi 8500 vota Pas numërimit të më shumë se 8500 votave në Prishtinë, Përparim Rama i LDK-së është duke udhëhequr me 52.26 për qind të votave, apo 4529 vota. Arben Vitia i Vetëvendosjes ka marrë 4138 vota, apo 47.74 për qind të votave.
Numëron 43 për qind të votave në Gjilan, rezultat shumë i ngushtë
Janë numëruar mbi 17 mijë vota në Gjilan. Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës po prin me 50.19 për qind apo 8457 vota, ndërsa Alban Hyseni është i dyti me 49.81 për qind të votave apo 8392 vota.