BALLKAN, 14 Nëntor 2021, 08:30

Kosovë, sot do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, garë në 21 komuna

Kosovë, sot do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale,

Ditën e sotme Kosova do të zhvillojë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

1 260 571 votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave, të cilët do të drejtojnë pushtetin lokal për 4 vitet e ardhshme.

Lëvizja Vetëvendosje garon në numrin më të madh të komunave, përkatësisht në 12 prej tyre, përfshirë edhe kryeqytetin e Prishtinës; e ndjekur më pas nga Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5.

Një prej përballjeve më të forta konsiderohet të jetë ajo në kryeqytet. Gara do të bëhet mes kandidati të Vetëvendosjes, Arben Vitia dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama. Vitia në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor mori 45.54 përqind të votave, ndërsa Rama mori 29.17 përqind të votave. Megjithatë edhe në komunat e tjera pritet garë e fortë.

Votimet kanë nisur që prej orës 07:00 të mëngjesit, ndërkohë që do të vijojnë deri në orën 19:00 të pasdites. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar mbi 1500 pako të supozuara me fletëvotime. Procesi i pranimit të votave nga diaspora ka përfunduar dhe vlerësimi i tyre do të fillojë sot.

Në raundin e parë, të zhvilluar më 17 tetor, Partia Demokratike e Kosovës, fitoi në katër komuna e pasuar ngë Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmëirinë e Kosovës që dituan nga dy.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës që mbështetet e nga Beogradi fitoi 9 nga dhjetë komunat ku shumicë janë pjesëtarët e këtij komuniteti. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, nuk fitoi asnjë post për kryetar komune në raundin e parë, por është në balotazh në 12 komuna, përfshirë edhe Prishtinën.