BALLKAN, 13 Nëntor 2021, 12:50

Ministri i Mbrojtjes publikon fotot: Ushtria amerikane stërvit forcat e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes publikon fotot: Ushtria amerikane stërvit forcat e

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj shprehet se instruktorët ushtarakë amerikanë kanë stërvitur kadetët e Akademisë së Mbrojtjes në Kampin “Bondsteel”.

Mehaj ka shkruar në Facebook se FSK stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane.

Postimi i plotë:

Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin kadetët e Akademisë sonë të Mbrojtjes. Në kampin “Bondsteel”, kadetët e QSU-së të Akademisë sonë të Mbrojtjes, stërviten nga instruktorë amerikan për evakuim mjekësor me helikopter (AeroMedeVac).

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja të oficerëve edukohen dhe stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane.

Mirënjohje e përjetshme për ushtarakët e SHBA-së që ofrojnë eksperiencën dhe kapacitetet e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove tona.