BALLKAN, 14 Nëntor 2021, 09:39

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në kosovë, votojnë kandidatët që garojnë në Prishtinë

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në kosovë, votojnë

Kandidatët për kryetar të Prishtinës kanë ushtruar të drejtën e votës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Në hapësirat e Universitetit të Prishtinës ka votuar kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja. Pas votimit, Rama tha se ditë të mira po vijnë për qytetarët e Prishtinës.

Thuajse në të njëjtën kohë ka votuar edhe kandidati i LVV për kryetar të komunës Arben Vitia.