TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë. Raportohet se tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Lipjanit rreth orës 16:30. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
Ndërkohë, KosovaPress mëson se familja në të cilën ka ndodhur kjo tragjedi mban mbiemrin Bekteshi.