TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbyllet televizioni “Klan Kosova”! Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë me dije se komisioni për shqyrtimin e ankesave për regjistrimin e bizneseve, ka refuzuar ankesën e “Klan Kosova” lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit.
Ndërkaq, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke thënë se ka qenë qeveria e Albin Kurtit e cila ka marrë vendimin për mbylljen.
“Duke ia marrë certifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë. Sot, ideja e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht”, tha Çitaku.