TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Thellohet drama në Greqi, ndërsa raportohet se sot janë gjetur dy trupa
të tjerë të karbonizuar në zonën e Volos, 320 kilometër në veri të Athinës, pas zjarreve që përfshinë vendin.
Sipas zjarrfikësve, trupi i parë u gjet në një stan të djegur plotësisht në zonën Ajos Jogjios në Feres të Volosit, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë për vëllanë, i cili më herët kishte kërkuar ndihmë se po digjej stani i tyre.
Trupi i dytë u gjet në zonën Horostasi në Volos. Viktima është një grua e moshuar, e cila nuk mundi të largohet prej flakëve që përfshinë pronën e saj në të cilën jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, që u dërgua në spital pa shenja jete, por ende nuk dihet nëse ka mundur të shpëtojë.