BALLKAN, 26 Korrik 2023, 10:28

Konjufca i liron vendin Kurtit në aktivitetin për Adem Demaçin: Fol ti, ke qenë bashkëpunëtori i tij më i mirë (VIDEO)

Konjufca i liron vendin Kurtit në aktivitetin për Adem Demaçin:
Konjufca dhe Kurti

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca bënë homahe te varri i Adem Demaçit, veprimtarit e intelektualit shqiptar që përmban një histori plot arrestime dhe tortura nga forcat serbe.

Pasi vendosën kurora lulesh te varri i Demaçit, Kurti dhe Konjufca u ndalën para gazetarëve. Aty, Konjufca ia dha fjalën Kurtit që të fliste i pari, pasi tha se ai “ka qenë bashkëpunëtori më i mirë” i Demaçit.

“Dile qenë se ke qenë bashkëpunëtori i tij më i mirë”, tha Konjufca.

Kurti e cilësoi njeri të jashtëzakonshëm dhe unik Adem Demaçin.

“Sigurisht që kemi pikëllim dhe mallëngjim që nuk e kemi më bacën Adem, por edhe kemi krenari e mirënjohje që e patëm dhe e njohëm, e që punuam dhe mësuam prej tij. Jeta dhe vepra e bacës Adem, idetë dhe udhëzimet e tij na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim njëkohësisht”, tha kryeministri.

Ndërsa Konjufca e konsideroi Demaçin si figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi.

Kryeparlamentari tha se Demaçi “ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe ka vend të rëndësishëm në historinë tonë”.

Në moshën 82-vjeçare, më 26 korrik 2018 vdiq Adem Demaçi, njeriu që 28 vjet të jetës së tij i kaloi nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë si i burgosur politik.