BALLKAN, 28 Korrik 2023, 14:18

Zjarret në Greqi, shpërthen depoja e municioneve të forcave ajrore

Zjarret në Greqi, shpërthen depoja e municioneve të forcave

Zjarret e rëna prej ditësh në Greqi një ditë më parë kanë shkaktuar shpërthime masive në një depo municionesh të forcave ajrore.

Në mediat e huaja është publikuar video nga momenti i një seri shpërthimesh të mëdha nga një depo municionesh të forcave ajrore në Greqinë qendrore.

Shpërthimet ndodhën në Nea Anchialos, duke thyer xhamat e shtëpive në zonën përreth. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk u raportuan për të lënduat, pasi fshatrat pranë ishin evakuuar më parë.

Greqia është një nga një numër vendesh në Evropë që aktualisht po përballet me zjarret, në të cilat kanë vdekur dhjetëra njerëz.