BALLKAN, 12 Maj 2023, 11:36

Mitsotakis: Do t’i zgjas dorën liderit të ri të Turqisë, por nuk jam naiv

Mitsotakis: Do t’i zgjas dorën liderit të ri të

Kyriakos Mitsotakis ka folur për marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë në pjesën më të madhe të intervistës së tij për Associated Press. Ai tha për AP se do t’i zgjasë “dorën e miqësisë” fituesit të zgjedhjeve në Turqi, por shtoi se shpreson që qeveria e ardhshme turke të rishqyrtojë qasjen e saj ndaj Perëndimit.

Megjithatë, ai shtoi se pavarësisht vullnetit të tij për të biseduar me këdo që del fitues nga sondazhet e së dielës në Turqi, nuk është naiv.

“Unë nuk jam naiv, e di që politikat e jashtme të vendeve nuk ndryshojnë nga një ditë në tjetrën. Shpresoj që qeveria e ardhshme turke do të rishqyrtojë qasjen e saj ndaj Perëndimit në tërësi, jo vetëm ndaj Greqisë, ndaj Europës, ndaj NATO-s dhe ndaj Shteteve të Bashkuara.

Por përsëri, duhet të jem realist dhe jo shumë naiv dhe prandaj do të vazhdojmë politikën tonë të jashtme të qëndrueshme. Kjo do të thotë se ne do të vazhdojmë të forcojmë aftësitë tona parandaluese dhe mbrojtëse”, shtoi Kyriakos Mitsotakis.