BALLKAN, 11 Maj 2023, 13:37

Lajçak kalon vetë mbi Urën e Ibrit, por nuk është dakord për hapjen e saj pa dialog me serbët (VIDEO)

Lajçak kalon vetë mbi Urën e Ibrit, por nuk është
Lajçak duke kaluar në këmbë Urën e Ibrit të mbyllur prej 20 vitesh për qytetarët

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës Bedri Hamza, ka shkuar në Veri.

Lajçak shkoi në Veri duke kaluar mbi Urën e Ibrit në këmbë, derisa për rihapjen e saj tha se duhet të jetë pjesë e dialogut.

“Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut prandaj unë mendon që vendimi për hapjen duhet të merret në dialog. Gjithçka është në dorën e dy palëve. Unë dua që hapja e urës të jetë kontribut për stabilitet”, tha ai.

Për këtë çështje, Lajçak ishte deklaruar edhe në fund të muajit prill. Ai kishte thënë se nuk është koha për këtë vendim.

“Ne ende po na u duhet të përballemi me këtë përditë. Teksa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë që të hapet ura (Ura e Ibrit). Atmosfera, dukshëm, nuk është që të ndodh një gjë e tillë”, deklaroi Lajçak më 30 prill.

Lajçak kalon vetë mbi Urën e Ibrit, por nuk është