BALLKAN, 11 Maj 2023, 16:37

Skandali Katar-gate/ Pas lirimit nga burgu, Eva Kaili kërkon rikthimin në detyrë si deputete në PE

Skandali Katar-gate/ Pas lirimit nga burgu, Eva Kaili kërkon rikthimin

Pasi u lirua nga burgu dhe ndodhet në arrest shtëpie, Eva Kaili ka kërkuar që të rikthehet në krye të detyrës së saj si deputete e Parlamentit Europian. Kaili u arrestua për shpërdorim detyre nën akuzën e korrupsionit për atë që quhet skandali Katar-gate.

Ndërkohë, dy eurodeputetë të tjerë të përfshirë në skandal, përkatësisht belgu Marc Tarabella dhe italiani Andrea Coccolino, mund të ndjekin të njejtin shembull.

Megjithatë, pas pak ditësh Mark Tarabella nuk do të duhet të mbajë byzylyk elektronik dhe do të mund të lërë arrestin shtëpiak, ndonëse në kushte të caktuara.