BALLKAN, 11 Maj 2023, 19:00

Sekuestrohen 100 kg kokainë dhe mbi 100 mijë euro në Selanik, disa shqiptarë të arrestuar, pjesë e rrjetit dhe një mjek

Sekuestrohen 100 kg kokainë dhe mbi 100 mijë euro në Selanik,

Sekuestrohen 100 kilogramë kokainë në Selanik, pas një operacioni të madh, ndërsa në pranga kanë rënë disa shqiptarë.

Përveç ngarkesës me drogë, me origjinë nga Amerika Latine, është sekuestruar edhe një shumë parash mbi 100 mijë euro. Të arrestuarit pritet të dalin të mërkurën para prokurorisë penale të Selanikut.

Mediat greke raportojnë se mes tyre ka dhe shtetas grekë, ndërsa rrjeti i trafikut akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas informacioneve mes “protagonistëve” dhe të arrestuarve është edhe një mjek grek 68-vjeçar.