BALLKAN, 23 Qershor 2023, 17:08

Misteri i vrasjes së 27-vjeçares polake në Greqi, shtohen akuzat për autorin e dyshuar, avokati i tij bën lëvizjen befasuese

Misteri i vrasjes së 27-vjeçares polake në Greqi, shtohen

Teksa Greqia pak ditë më parë u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një vajzë e re u gjet e vrarë, shtohen akuzat për autorin e dyshuar. Ndaj 32-vjeçarit nga Bangladeshi, i cili akuzohet për përdhunim dhe ekzekutim e 27-vjeçares polake në Kos të Greqisë, do të hetohet edhe për rrëmbim dhe vrasjen me dashje të Anastasias.

Mediat greke shkruajnë se avokati i 32-vjeçarit, Zafeiris Drosos, i cili u emërua nga gjykata ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se dorëheqja e tij ka ardhur si pasojë e akuzave shtesë ndaj 32-vjeçarit. Nga provat e deritanishme rezulton se e reja ka vdekur nga mbytja, ndërsa i dyshuari kryesor, por nuk ka pranuar asnjë nga akuzat.

Ai është i dyshuari kryesor pasi ka qenë personi i fundit që ka takuar Anastasian. Sakaq autoritetet greke janë duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.