TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviçit në objekt të komunës, aty është vendosur flamuri i Kosovës.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes, shihet duke u vendosur flamuri nga kryetari i ri.
Lulzim Hetemi, që tash është kryetar i kësaj komune, ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve.
Policia e Kosovës arriti të shpërndajë turmën dhe të mundësojë futjen e kryetarit Hetemi në komunë.
Pak minuta para hyrjes së tij, pranë objektit të komunës janë dëgjuar të shtëna me kallashnikov.