BALLKAN, 24 Maj 2023, 22:20

Zgjedhjet parlamentare në Greqi/ Luan Zyka: Mungon kultura politike e bashkëpunimit të partive. Nëse raundi i dytë dështon, atëherë…

Zgjedhjet parlamentare në Greqi/ Luan Zyka: Mungon kultura politike e

Luan Zyka, pjesë e “Komuniteti Shqiptar i Selanikut”, ka komentuar zgjedhjet parlamentare në Greqi.

Zyka u shpreh se në Greqi mungon kultura e bashkëpunimit të partive. Sakaq tha se nëse më 25 qershor nuk do të sërish rezultat nga zgjedhjet, do mund të zhvillohet një tjetër raund më 3 korrik.

“Forcat e majta në Greqi dolën të dobëta, pasi partia kryesore ishte e amullt në programin e vetë për qeverisjen e vendit. Është një parti e ardhur nga e majta greke dhe për shkak të situatave të ndodhur në 2010 arriti të merrte nga 3% në 30% të votave.

Kjo parti nuk shfrytëzoi këto vite që të hartojë një program të qartë. Kjo parti ka bërë hapa për të ndihmuar shqiptarët në Greqi. Ne si komunitet i shqiptarëve në Selanik jemi angazhuar për bashkatdhetarët tanë.

Kultura politike në Greqi nuk është ende e tillë që të krijohen koalicione partiake. Këto janë zgjedhje modele në Greqi, ishin të qeta dhe pa mitingje në sheshe. Por kjo nuk mjafton. Në Greqi mungon kultura e bashkëpunimit të partive, kështu që çdo parti do vijë në pushtet me forcat e veta. Duke mos pasur kulturë politike, shkohet në zgjedhje të reja. Presidentja e Greqisë ka mbledhur të tre kryetarët e partive, pasi ajo ka të drejtë që të japë mandatin qeverisës tre partive kryesore. Zgjedhjet mund të mbahen me afat të fundit më 3 korrik.

Asnjë nga ne nuk e priste këto rezultate për Demokracinë e Re, e cila luajti me dy tablo. Siç ishte kriza e emigrantëve, energjetike dhe Covid-19. Ndërsa partia e Mitsotakis ndoqi skemën e bonusve dhe kjo e bëri më të dashur nga popullit. Kjo është një foshnjëri politike e popullit grek. Mitsotakis ndoqi politikën populiste të Andrea Papanderut”, u shpreh Zyka.