BALLKAN, 25 Maj 2023, 17:39

Betimi i kryetarëve të komunave në Veri/ “Përdhunim i demokracisë”, shpërthen zyrtari serb: Hipokrizia e bashkësisë ndërkombëtare ra!

Betimi i kryetarëve të komunave në Veri/ “Përdhunim i

Pas marrjes së detyrës nga dy kryetarët shqiptarë, të komunave në Veri, ka reaguar ashpër drejtori për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Petar Petkoviç e quajti aktin një pushtim të komunave të veriut nga Prishtina, akt i zyrtarizuar sot me betimin e kryetarëve të komunave. Sipas tij, populli serb do të vazhdojë të luftojë për paqen dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.

“Tani kur të gjitha maskat kanë rënë dhe hipokrizia e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare është ekspozuar plotësisht, serbët do të jenë ata që do të vendosin për fatin e tyre kombëtar, jo Albin Kurti apo ndonjë faktor i huaj”, tha Petkoviç. Ai shtoi se ky akt i përdhunimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut është përgjegjësi e Albin Kurtit, por shkon në zemrën dhe shpirtin e komunitetit ndërkombëtar.